Poston foto “hot” te se bijes, Hulk Hogan ne mes te ‘stuhise’


Hulk Hokan ka ndezur një stuhi në "Twitter", kur ai ka publikar një foto të së bijës, me këmbët të zbuluara dukshëm. Ish-keçisti poztoi imazhin e Brook Hogan, duke e shoqëruar me komentin: "Ja këmbët e Brook!". Mirëpo, admirimin e shprehur prej tij për atributet e pasardhëses së tij është konsideruar si i gabuar nga të gjithë ndjekësit në Twitter, të cilët madje e kanë etiketuar atë si të 'çmendur' dhe 'pervers'.
Megjithatë, 59-vjeçari ka reaguar, duke dashur të sqarojë gjithçka: "Brooke punon jashtë ambienteve të punës për 2 orë në ditë. Një fans e kap në foto, gjë që Brooke e adhuron. Unë si baba jam krenar për atë dhe, s'ka vend për peversitet". Gjithashtu edhe e bija 24-vjeçare është përgjigjur në mbrojtje të tij, duke i quajtur të gjithë "injorantë" ata që kishin reaguar keq ndaj fotos së postuar nga Hulk.