Polici hero shpeton gruan qe ra ne shinat e trenit (Video)

Ky është momenti kur një polic shpëton një grua, të cilës i ra të fikët dhe u rrëzua në shinat e trenit. Policia spanjolle ka publikuar videon ku shihet se si oficeri vrapon në shina dhe e largon gruan, pavarësisht se treni ishte pak sekonda larg. Gruaja 52- vjeçare u rrëzua në shina ndërsa priste trenin në metronë e Madridit. Polici 39- vjeçar, që nuk ishte në detyrë në ato momente, hidhet në veprim dhe arrin të shpëtojë jetën e gruas.