Vogëlushja e verbër që përloti një vend të tërë… (video)


Disa fëmijë vërtet kanë dhuntinë që të prekin në shpirt, me kurajën, guximin, dëshirën për jetën dhe padyshim talentin e tyre.
Njëri prej këtyre fëmijëve është dhe vogëlushja 5 vjeçare, të cilën alb-observer.com jua sjell në videon në vijmë.
Emri I saj, Yoo Ye Eun…
Vogëlushja e mrekullueshme e cila u shfaq në spektaklin Star King Challenge, ka lindur e verbër, por kjo nuk e ndaloi që ajo të bëhej një nga pianistet më të talentuara në të gjithë botën.
Askush nuk e mësoi, askush nuk i tregoj asgjë. Thjesht, mjafton të dëgjoj diçka, një tingull, një këngë, një sonatë etj dhe ajo e interpreton mjeshtërisht në çast, edhe pse doçkat e saj mezi arrijnë në piano.
Vogëlushja Yoo Ye Eun ëndërronte të luante në pianon para një audience të madhe, kështu I kërkoi nënës së saj ta dërgonte në këtë show. Pa u zgjatur, juria, spektatorët, teleshikuesit deri dhe i gjithë vendi u përlot dhe iu përul talentit të madhe të kësaj vogëlushe shumë të madhe edhe pse ajo ka fatkeqësinë të jetë e verbër, por me një shpirt të madh.
Thjesht e paparë…
Madhështore…