.

Hyri në një pikë basti i veshur me maskë kundërgazi dhe i armatosur vdiq pasi u izolua nga klientët që ndodheshin në ato mente në sallë.
Grabitësi 50-vjeçar, hyri për të grabitur pikën e bastit të Ladbrokes të qytetit Plymouth të Anglisë, por papritur klientët e pikës u vërsulën dhe mundën ta izolojnë dhe ta çarmatosin atë.
Sipas autoriteteve policore, grabitësit i kishte rënë të fikët kur ato mbërritën në vendngjarje dhe ndërroi jetë pak çaste më vonë.
Shkaqet e vdekjes së tij vazhdojnë të mbeten ende të njohura.
Ndërkohë David Walker, një nga dëshmitarët okularë, pohoi: “Kurë hyra në pikën e basteve pash tre burra duke u përleshur në dysheme. Në fillim mendova se grindeshin, por pastaj kuptova se kjo ishte grabitje. Pas pak çastesh të tre burrat mundën të çarmatosin grabitësin, i cili më vonë humbi ndjenjat”./alb-observer.com/